09:26 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mediat ndërkombëtare: Thaçi vesh sërish uniformën

Uniforma e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilën e ka veshur dje gjatë inspektimit të ushtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, është bërë lajm botëror.

Mediat të ndryshme ndërkombëtare kanë raportuar për këtë ngjarje, duke theksuar faktin se Thaçi kishte veshur uniformën e FSK-së, vetëm një ditë para marrjes së vendimit të Kuvendit të Kosovës.

Agjencia e Lajmeve Spanjolle “EFE” ka publikuar një fotografi, ku shihet presidenti Thaçi, duke parakaluar para rreth 400 ushtarëve të FSK-së.

Edhe portali evropian “EurActiv”, ka publikuar këtë foto, derisa media të tjera botërore kanë cituar pjesë të fjalimit të presidentit Thaçi.