Thaçi: Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes, dhurata më e mirë për fundvit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës për Ushtrinë e Re.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se më në fund pas dy dekadash të mundimshme, po përmbyllet procesi i shtetndërtimit, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Thaçit:
Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit.
Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë.
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit. HTH