22:45 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjashtë të vdekur nga shembja e urës në Florida [Video/Foto]

Nga shembja e urës së këmbësorëve që të çonte në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, kanë humbur jetën nga 6 deri në 10 persona.

“Gjashtë deri në 10 vetë u vranë, kur ura e këmbësorëve të sapondërtuar u shemb”, tha senatori i Floridës, Bill Nelson, për televizionin lokal “CBS Miami”.

Sipas autoriteteve lokale, tetë automjete kanë mbetur nën rrënojat e urës 950 tonë dhe tetë vetë janë transportuar në spitale.

Një vinç i madh, autoambulanca, policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje për evakuimin e të plagosurve.

Ura ishte përuruar të shtunën dhe nuk ishte hapur ende për publikun.

Më poshtë mund ta shikoni videon e drejtpërdrejtë të Daily Mail nga vendi i ngjarjes.

/Indeksonline/