Arrestohet personi i dyshuar për vendosjen e bombave tek disa fytyra publike në SHBA
Është arrestuar një person i dyshuar për dërgimin e bombave tek kundërshtarët e Donald Trump.
Arrestimi ka ndodhur në Florida. Personi i dyshuar është indetifikuar Cesar Sayoc dhe është në moshën 56 vjeçare, transmeton Indeksonline.
Cesar dyshohet se ka dërguar 10 bomba tek disa fytyra publike në Amerikë si Obama, Biden e De Niro etj.
Në dosjen e tij në gjykatë, Sayoc ka një të kaluar kriminale .
Presidenti Trump ka përgëzuar punën e forcave të rendit dhe ka thënë se veprimet të këtilla kriminale nuk kanë vend në vendin tonë./Indeksonline/