21:30 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Identifikohen viktimat e sulmit në Florida

Një i armatosur vrau dy persona dhe plagosi disa të tjerë në një studio joge në kryeqendrën e Floridës, Tallahassee, gjatë pasdites së të premtes, përpara se t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Sipas CNN viktimat janë dy femra, Binkley një student 21-vjeçare nga Atalanta që studionte në Florida dhe Van Vessem, 61 vjeç, një mjeke që drejtonte një spital në Tallahasse, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe njësitet policore identifikuan agresorin si 40-vjeçarin Scott Paul Beierle, gjithsesi motivet e këtij akti mbeten ende të paqarta./Indeksonline/