12:03 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjyqtari kosovar përzgjidhet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Gjyqtari kosovar, Bekim Zogaj do të jetë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mes të Rosenborgut dhe Celticut.

Zogaj është caktuar si asistent i parë në ndeshjen kualifikuese të garës më të rëndësishme për klube, shkruan indeksonline.

Kjo është hera e parë e kosovarit që drejton një ndeshje të një niveli të tillë garash.

Bekim Zogaj jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Zvicër, e disa herë ka qenë në Kosovë për të ndarë përvojën e tij me kolegët nga Kosova.

Ai do jetë në Kosovë nga 4-11 Gusht në seminarin e radhës për gjyqtarët e futbollit kosovar. /IndeksOnline/