20:07 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Google Maps ju tregon se sa duhet të prisni ushqimin në restorant

Google Maps për iOS ka prezantuar një tipar në versionin e ri. Ky version do të iu tregoi kohën mesatare të pritjes së ushqimit në restorante të famshme botërore. Versioni do të vlejë për më shumë se 1 milion restorante në botë.

Kur të kërkoni restorant, tani në Google Maps do të shihni se zakonisht deri në sa kohë mesatarisht duhet të bëhet gati suqhimi. Kjo do të vlejë më shumë për restorantet që do t’i vizitoni pa bërë rezervim./Indeksonline/