15:53 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ku të hani një darkë me grupin, Google Maps iu bën zgjidhje

Google Maps vazhdon të shtojë opsione të reja. Mundësia e fundit vlenë për disa persona. Nëse planifikoni të hani një drekë apo darkë me shoqëri, një grup njerëzish, Google Maps e ka një zgjidhje për këtë.

Google Maps tani do t’ju lejojë të vendosni se ku mund të hani me një listë të përbashkët të restoranteve, bare apo klube. Që nga sot hartat e Google do t’i lejojnë përdoruesit të shtojnë opsionet e restoranteve në një listë që mund të ndahet nëpërmjet çdo platforme mesazhi.

Në listë janë edhe votat e atyre që kanë shfrytëzuar restorantet për të parë se sa janë ndarë të kënaqur ata me vizitat paraprake.

Opsioni përfshin ikonat “thumbs up” dhe “thumbs down” në mënyrë që ju të mund të votoni për çdo opsion të ngrënies së propozuar./Indeksonline/

Temat: