20:16 / E Martë, 09 Janar 2018

Gratë që punojnë në ndërrimet e natës janë më të rrezikuara nga kanceri

Ndërrimi i natës në punë rrit ndjeshëm shanset e prekjes nga kanceri ndër gra, sipas një studimi.

Autori kryesor Xuelei Ma shpjegoi se për shkak se kanceri i gjirit është kanceri më i diagnostikuar në mesin e grave në mbarë botën, shumica e meta-analizave të mëparshme janë fokusuar në kuptimin e lidhjes midis punës gjatë natës dhe rrezikut të kancerit të gjirit.

Ma dhe kolegët kryen një meta-analizë duke përdorur të dhëna nga 61 artikuj të përbërë nga 114,628 raste të kancerit dhe 3,909,152 pjesëmarrës nga Amerika e Veriut, Evropa, Australia dhe Azia, transmeton Indeksonline.

Artikujt përbëheshin nga 26 studime të kohortës, 24 studime të kontrollit të rasteve dhe 11 studime të mbivendosjes së rasteve. Këto studime u analizuan për një lidhje midis punës afatgjatë gjatë natës dhe rrezikut të 11 llojeve të kancerit.

Në përgjithësi, puna afatgjatë e ndërrimit të natës tek gratë rrit rrezikun e kancerit me 19 për qind./Indeksonline/