Greta Koçi ka filluar të ‘flas’ me pasqyrën (Foto)
Greta Koçi me fotografinë e fundit na ka kthyer pas, tek përrallat e fëmijrisë.
Këngëtarja ka pozuar para pasqyrës, ndërsa ka shkruar: Pasqyrë moj pasqyrë..Si thua ti?
Pjesë kjo që të gjithë e kujtojmë tek ‘Borëbardha’.
Siç duket asaj i ka hyrë vetja në qejf dhe mendon se s’ka konkurrencë.
Ndryshe Greta këtë javë solli projektin e saj më të ri muzikor ‘Si më parë’, në bashkëpunim me Genën./Indeksonline/