15:19 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Borëbardha” , një Rolls-Royce që kalon imagjinatën

Nën pronësinë e BMW, Rolls-Royce ka bërë një rrugë të gjatë dhe me vetura shumë të bukura.

Një nga modelet që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shitjeve të përgjithshme është modeli Ghost.

E njëra nga modelet që bazohet në Ghost është Wraith, një version coupe i veturës që ndan bazat e saj me BMW Serie-7 F01. Kjo veturë debutoi në vitin 2013 dhe ka mbetur shumë e pandryshuar që nga ajo kohë, shkruan IndeksOnline.

Shpesh duke u modifikuar nga kompani të ndryshme, Wraith kësaj radhe vjen më ndryshe.

Ajo ka një set rrotash 24-inç Caolavaro, disqet me ngjyrë të bardhë dhe shkronja ari të mbështjellura komplet në goma Pirelli.

Cdo gjë që nga jashtë është e përfunduar me ngjyrë të bardhë, dhe e njejta ngjyrë dominon edhe brendësinë.

Puna u përfundua nga ‘RoadShowInternational’ , një akordues i bazuar në Georgia të SHBA-së, të cilët i referohen kësaj veture si “një ëndërr e realizuar” në imazhet e tyre të shpërndara në rrjetet sociale. /IndeksOnline/