13:42 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aktorja e njohur reagon për filmin e Borëbardhës, e konsideron të papërshtatshëm për fëmijë!

Aktorja e njohur, Kristen Bell ka thënë se filmi i Borëbardhës, sjell mesazhin e gabuar te fëmijët të cilët e shikojnë, sidomos në momentin e puthjes.

Ajo ka theksuar se fëmijët duhet të mësojnë se askush nuk mund ta puth dikë pa lejen e tij/saj, gjë që sipas Kristen nuk ndodh në film.

Sipas yllit hollywoodian, kur ajo ia lexon këtë përrall të bijave të saj, Lincoln dhe Delta u vë në pah se nuk duhet të hanë mollën vetëm se u thotë dikush dhe duhet të marrin leje për të puthur dikë.

Por, Kristen u kritikua nga fansat të cilët thanë se filmi ishte 80 vite i vjetër dhe nuk duhet të keqkuptohet në këtë mënyrë./Indeksonline/

Concerned: Kristen Bell, 38, said she fears Snow White sends wrong message to kids about consent in a new interview with Parenting released Wednesday