19:32 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gruaja kërkon të ndahet pas 30 vitesh martesë, arsyeja e saj përlot burrin në emision

Historitë e shqiptarëve me tokat dhe dokumentet e tyre nëpër hipoteka janë nga më të ndryshme.

Duket se pothuajse të gjithë shqiptarët që kanë toka kanë patur probleme në zyrat e shtetit për metrat apo certifikatat e pronësisë.

Lidhur me këtë një burrë dhe një grua kërkojnë të ndahen nga njëri-tjetri në moshë të madhe pas vitesh martesë pasi kanë probleme me tokën e tyre.

E, mesa duket tokat ndikojnë edhe në marrëdhëniet familjare.

Bashkëshortët Floresha dhe Bujari u bënë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” pasi ndodhen në një konflikt për tokën e tyre.

Pas 30 vitesh martesë, Floresha kërkon nga bashkëshorti i saj divorcin.

Kjo pasi ky i fundit ka firmosur në Hipotekë një dokument ku heq dorë nga 15 mijë metra tokë.

Floresha thotë:

“Nga viti 2006-2007 është marrë bashkëshorti deri në vitin 2014, pothuajse çdo muaj shkonte në komunë, shkonte në Fier te Hipoteka dhe thoshte po bëj dokumentet e tokës. Unë, si shtëpiake në fshat, vetëm punoja. Sa herë vinte Bujari e pyesja i bëre dokumentet e tokës, më thoshte po i bëj, po i firmos, por asnjëherë nuk më erdhi dokumenti i rregullt. Por kur shkon në Hipotekë në vitin 2014, më vjen një certifikatë tjetër me 3500 metër katrorë tokë dhe këtë nuk e kuptoj fare. Këtë ta shpjegojë Bujari se përse e ka bërë lëmsh tokën!”.

Ajo shton se në vitin 2014 tokën ia merr kompania “Bankers” me qera dhe shton se Bujari ka firmosur dokumentin e pronësisë së tokës, me metrat e hequra.

Më tej ajo tha:

“Më thotë që i kanë bërë shumë presion në Hipotekë. Në kohën që e ka marrë “Bankersi” ne na kërkohej certifikatë origjinale nga Hipoteka. Shkon vetë zotëria ta marrë në Hipotekë, por aty ishin hequr metrat. Më thotë mua që i kanë bërë presion që do ta heqin fare dhe nga presioni ka firmosur. Po si t’ja fal moj zonja Eni? Sepse unë kam pjesë toke aty dhe djali ka. Si t’ja fal këtij bashkëshorti t’i heqë bukën e fëmijëve të tij?”

Bujari e pranon që i kanë bërë presion në Hipotekë, ndaj dhe ka firmosur.

Bashkëshorti i saj rrëfen se ka kërkuar ndihmë nga një person në Hipotekë, i cili i ka thënë se një pjesë e tokës i del e regjistruar, ndërsa tjetra tokë – shtet.

Ai shton: Doja, s’doja, e pranova!”.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i dha të drejtë Floreshës në këtë seancë ndërmjetësi, por jo për t’u divorcuar nga Bujari.

Zonja Eni shprehet se kësaj familjeje shteti i ka dhënë 5000 metra tokë, por të tjerë i kërkojnë të heqë dorë, duke harruar një moment ligjor shumë të rëndësishëm.

Ajo shprehet se nëse Bujari do të rregullojë dokumentet për të patur sërish 5000 metra tokë, ashtu siç ua ka dhënë shteti, atëherë do të bashkohet sërish me të.