10:29 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Guri shkëputet nga mali, bie mbi shtëpinë e mbushur me familjarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një familje ka shpëtuar mrekullisht pasi një sasi e madhe shkëmbi ka rënë mbi banesë duke shkaktuar vetëm një të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mali i Zi”, fshati Xibër-Murrizë, Mat, ku nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Në banesë ndodhej e gjithë familja dhe nuk ka të dëmtuar të tjerë përveç shtetasit B.T.

Njoftimi i plotë i policisë

Mat

Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30, jemi njoftuar se në fshatin Xibër, është shkëputur një masiv shkëmbor duke rënë mbi një banesë.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në lagjen “Mali i Zi”, fshati Xibër-Murrizë, Mat, nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Në banesë ndodhej e gjithë familja dhe nuk ka të dëmtuar të tjerë përveç shtetasit B.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.