13:17 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Njohja nga Vatikani për Kosovën ka peshë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për takimin me Papa Françeskun.

Haradinaj ka thënë se fokus i bisedave atje ka qenë tema e njohjes së Kosovës nga Vatikani, shkruan Indeksonline.

I pari vendit ka thënë se në Vatikan ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, Papa është shprehur se ka në zemër popullin e Kosovës dhe se shpreson se vendi ynë do të gjejë vetën si vend i paqes.

“Tema e njohjes ka qenë fokus i bisedës. Kam pasur mundësi t’i tregojë për Kosovën dhe i kemi pergaditur një kërkesë për njohje. Po ashtu, si dhuratë i kemi dhënë një mbulesë të 10 vjetorit të pavarësisë, logon. E falënderova për kujdesin ndaj Kosovës dhe pata këtë kërkesë që Kosova të njihet si shtet i pavarur, se populli e ka shpresën të ai. Ai e ka pranuar kërkesën në mënyrë të hapur dhe tha se e ka ne zemër popullin e Kosovës dhe se do të lutet për vendin me shpresë që të gjejë vetën si vend i paqes” ka thënë Haradinaj.