10:19 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pas takimit me Mogherinin: Fundviti koha kur do lëvizim pa viza (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit të liderëve kosovar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini.

Në prononcimin e tij për media, Kryeministri i shtetit të Kosovës ka konsideruar që liberalizimi i vizave të kryhet në fund të vitit, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, Komisioni Evropian jep sot vlerësimin duke vazhduar me Parlamentin Evropian më 29 gusht dhe pastaj edhe me Këshillin e Ministrave. Por ky institucion po konsiderohet nga Kryeministri Haradinaj si një sfidë.

“Komisioni sot e jep vlerësimin, parlamenti me 29 ose 30 gusht besojë, pastaj edhe këshillimi i ministrive, aty është pak më shtir. Por jemi me shpresën që sot po e përmbyllim një temë që është shumë e rëndësishme për qytetarët e vendit e që është lëvizja e lirë. Jemi në moment të suksesit.” ka thënë Haradinaj para pak çastesh për media.

Ndryshe, faza e tretë apo përfundimtarja për liberalizimin e vizave po konsiderohet të jetë në fund të vitit./Indeksonline/