12:29 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Hazard dhe Willian kanë një porosi për Conten (Video)

Eden Hazard, futbollisti i Chelseat së bashku me shokun e skuadrës, Willian shkëlqyen në fitoren 4 me 0 kundër Brightonit.

Edeni shënoi dy herë, kurse braziliani një herë – por që të dy krijuan aksione të shumta gjatë këtij takimi, transmeton IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Edeni mori migrofonin dhe iu afrua Willianit për ta bërë një intervistë të shkurtër.

Hazard i tregon Willianit se sa lehtë është të luash me të.

Kurse porosia e belgut për trajnerin italian, Anotnio Conte ishte e thjeshtë: “Antonio ju e dini”!?

Skuadra e Chelseat me këtë fitore ngritët në kuotën e 50 pikëve në pozitën e tretë./IndeksOnline/

 

Temat: