08:12 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​​Hazard në dyshim për ndeshjen me Crystal Palace

Futbollisti belg vuan nga një lëndim në shpinë.

Eden Hazard nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit të Chelseat pas problemeve që ka në shpinë.

Ndonëse pritej që ai të luante nga minuta e parë ndaj Crystal Palace, trajneri Maurizio Sarri ka bërë me dije se Hazard nuk ka mundësi të qëndrojë në fushë për më shumë se 40 ose 45 minuta.

“Dje ai ka stërvitur në pjesën më të madhe bashkë me ekipin, por ende nuk ka mundësi që të luajë 90 minuta”, ka thënë Sarri. “Maksimumi që ai mund të luajë në këtë sfidë janë 40 deri në 45 minuta, por për ne edhe aq mjaftojnë që ta kemi në fushë”.

Hazard ka kontribuar me shtatë gola dhe tre asistime në nëntë ndeshje të Premier Ligës këtë stinor.