19:25 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Hetohet për librin mbi Bin Ladenin

Ushtria pakistaneze ka urdhëruar nisjen e një hetimi ndaj ish-shefit të inteligjencës, pasi ai, së bashku me ish-drejtorin e agjencisë inteligjente indiane, shkroi një libër që shkaktoi polemika mbi një numër çështjesh.

Sulmi amerikan në të cilin u vra ish-udhëheqësi i Al Kaidës, Osama bin Laden, ishte çështja më e keqe në librin “Spy Chronicles”, shkruar nga ish-shefi i shërbimit informativ ISI Asan Durani, së bashku me A. S. Dilat, ish-kreu i agjencisë indiane të zbulimit, hulumtimit dhe analizave (RAW).