22:27 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Higuain gjen golin, Milani fundin (Video)

Milani ka barazuar si mysafir i Cagliarit me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të Serie A.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Joao Pedro në minutën e katërt të ndeshjes.

Golin e barazimit rosonerët e arritën vetëm në minutën e 56-të me anë të Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas shënoi golin e parë me fanellën e Milanit.

Pas këtij barazimi Milani është në pozitën e 15-të me katër pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/

Temat: