20:30 / E Enjte, 25 Prill 2024 / FR

FIFA shpall marrëveshjen me kompaninë saudite të naftës Aramco

FIFA ka njoftuar një partneritet me kompaninë shtetërore të naftës të Arabisë Saudite, Aramco.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja është në fuqi deri në vitin 2027, duke i dhënë Aramco të drejtat e sponsorizimit për Kupën e Botës për meshkuj në vitin 2026 dhe Kupën e Botës për femra vitin e ardhshëm.

Kompania tashmë ka marrëveshje sponsorizimi brenda Formula 1 dhe është partnere e Këshillit Ndërkombëtar të Kriketit.

“Aramco ka një histori të fortë në mbështetjen e ngjarjeve të klasit botëror, por gjithashtu një fokus në zhvillimin e iniciativave sportive bazë”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Partneriteti do të thotë se mbretëria e Gjirit vazhdon të rrisë ndikimin e saj në sport në nivel global.

Arabia Saudite është akuzuar nga kritikët se ka investuar në sport dhe për të përdorur ngjarje të profilit të lartë për të përmirësuar reputacionin e saj ndërkombëtar, një proces që është etiketuar si ‘larje sportive’.

Një raport i publikuar në nëntor 2023 zbuloi se kishte 312 marrëveshje sponsorizimi nga Arabia Saudite në 21 sporte.

Është ofertuesi i vetëm për Kupën e Botës 2034, duke nisur zyrtarisht fushatën e saj në mars pasi Australia u tërhoq nga gara në tetor.