20:52 / E Enjte, 25 Prill 2024 / FR

Ndeshje për “infrakt”, Trepça fiton në Prishtinë dhe rrit epërsinë

Trepça ka triufmuar edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Prishtinës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 80 me 81.

Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar, por që në momentet vendimtare skuadra nga Mitrovica ishte më e fokusuar dhe mori një fitore të madhe.

Seria shkon tashmë në 2 me 0 për Trepçën, kurse ndeshja e radhës do të zhvillohet të dielën në Mitrovicë.