23:09 / E Enjte, 25 Prill 2024 / FR

Afër stadiumit të famshëm gjerman gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Një bombë e cila dyshohet se i takon Luftës së II-të Botërore, është gjetur afër stadiumit të skuadrës gjermane Mainz.

Mediat gjermane raportojnë se ajo u gjet pak kilometra nga “Mewa Arena”.

Mjeti shpërthyes ishte vërejtur nga punëtorët, të cilët punonin në renovimin e një objekti afër një universiteti.

Kjo përben një rrezik të madh për rreth 4 mijë e 600 banorët e asaj zone.

Është bërë një plan evakuuimi për banorët, me qëllim të largimit të bombës së rrezikshme.

Ekipi i futbollit Mainz, po lufton për të mos rënë nga Bundësliga.

Kjo skuadër do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme kundër Koln këtë fundjavë.

Raportohet se kjo bombë nuk do të paraqet rrezik për zhvillimin e lojës.

Nuk janë të pakta rastet kur gjenden mjete të pashpërthyera që i takojnë Luftës së II-të Botërore.