19:42 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Inflamacioni i veshit dhe fytit, si t’i dallojmë?

Inflamacioni në vesh shkaktohet nga infeksionet e baktereve që prekin veshin e mesëm.

Ai shkakton dhimbje edhe për shkak të grumbullimit të dyllit në brendi të veshit.

Ndezja akute përcillet me dhimbje të mëdha, por zgjat shkurt, ndërsa dhimbjet kronike janë më të rrezikshme pasi mund të shkaktojnë dëmtimin e përhershëm të veshit të mesëm ose brendinë e tij.

Inflamacioni i veshit të mesëm lajmërohet kur njëri nga tubat që lidhin veshin me fyt mund të mbyllen, duke shkaktuar grumbullimin e dyllit në veshin e mesëm.

Deri te kjo mund të vijë për shkak të alergjive, ftohjeve, ndezjes së sinuseve, pirjes së duhanit dhe ndryshimeve në presionin e ajrit.

Ndezja e veshëve më shpesh shkaktohet te fëmijët e vegjël, ndërsa në mesin e shkaktarëve tjerë janë edhe ndryshimet klimatike, ekspozimi ndaj tymit të duhanit ose infeksioni.

Mjekët thonë se ka paqartësi te të sëmurët gjatë problemeve me vesh, pasi ata shpesh këtë e ndërlidhin me ndezje të fytit.

Sipas tyre, ndezja e veshit të mesëm është e ndërlidhur me inflamacionin e tubave, dhe jo në fyt.

Faktorët e rrezikshëm janë inflamacionet e shpeshta të veshit, duhan pirja, qëndrimi në masë.

Simptomat e ndezjes së veshit janë dhimbje e butë ose e pakëndshme në vesh, ndjenja e presionit konstant në vesh, humbja e të dëgjuarit.

Si shërohet?

Shumica e inflamacioneve të veshit zgjidhen vetvetiu, pa intervenime mjekësore. Disa nga metodat efikase për lehtësimin e simptomave të dhimbjeve të veshit janë barnat ibuprofen ose paracetamol dhe pikat për vesh.

Si të parandalohet?

Larja e duarve është njëra nga metodat për parandalimin e baktereve dhe viruseve, si dhe shmangia nga ambientet me tym duhani.

Temat: