22:52 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Inter rrezikon Championsin, humb nga Genova

Interi jo vetëm nuk është për titullin kampion në Serinë A, por rrezikon madje edhe pjesëmarrjën në Champions League sezonin e ardhshëm. Zikaltrit, pa Mauro Icardin (i dëmtuar) në dispozicion vuajtën shumë për të gjetur golin në “Luiggi Ferraris” ndaj Genoas, ndërsa në fazën mbrojtëse u shfaqën të brishtë, duke pësuar dy herë.

Në fakt në rastin e parë ishte autogol i Ranocchias, pasi Skriniar ia përplasi topin në këmbë në mënyrë të pavullnetshme, pak sekonda para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Në momentin e golit të dytë skuadrën e Spallettit e ndëshkoi një ish, pikërisht Goran Pandev, që u tregua i vëmendshëm në kontrollin e tipit dhe goditjen e befasishme që kapi të papërgatitur mbrojtjen dhe portierin Handanovic.
Me këtë humbje Interi është parakaluar nga Roma, madje të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Lazio, nëse fiton me Veronan në “Olimpico”.