08:19 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Drita ende pa asnjë reagim, sulme/rrahje/arrestime – profesionalizimi i klubit gjilanas “bie përtokë”

Skuadra e Dritës para dy dite u eliminua nga Kupa e Kosovës pas humbjes minimale 0:1 ndaj Prishtinës.

Pas ndeshjes në Gjilan ndodhën një seri incidentesh, rrahjeve dhe arrestimeve, shkruan Indeksonline

Drejtori sportiv, Valon Zymberi së bashku me disa anëtarë tjerë të klubit u futen në një lokal dhe sulmuan Taulat Byqmeti, kryesuesi i “Intelektualëve”.

Valon Zymberi është arrestuar nga policia gjilanase dhe është në mbajtje për 48 orë.

Por, ajo që bie në sytë e çdo tifozi është mos-reagimi i klubit në rrjetet sociale edhe pse gjithmonë skuadra e “kaltër” është njohur si profesionale në këto aspekte.

Në anën tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës mbrëmë ka bërë një reagim, duke e cilësuar futbollin si argëtim dhe jo vend për kërcënime dhe dhunë.

“Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër retorikën e dhunës, kërcënimeve e ofendimeve të shfaqura në stadiume, në media dhe në të gjitha sferat e futbollit kohët e fundit. Ne ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë sport që t’u shmangen veprimeve që dëmtojnë reputacionin e futbollit”, shkruhet në një pjesë të reagimit.

Kujtojmë që tifozët “Intelektual” ka kohë që kanë paraqitur pakënaqësinë në drejtim të kryesisë të tanishme të klubit të Dritës, madje disa herë edhe i kanë bojkotuar ndeshjet e ish-kampionit të Kosovës./Indeksonline/