11:06 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Interi do të marrë masa ligjore ndaj presidentit të La Ligas, Javier Tebas

Gjigantit italian, Inter nuk i kanë pëlqyer aspak fjalët e presidentit të La Ligas, Javier Tebas rreth transferimit të Luka Modric.

Tebas e quajti ofertën e Interit si ”qesharake” dhe kritikoi klubin italian në një intervistë për mediat spanjolle, transmeton IndeksOnline.

Pas këtyre fjale, ”Nerazzurrët” lansuan një komunikatë duke thënë: “FC Internazionale  konfirmon se klubi do të marrë masa ligjore kundër Javier Tebas, pas deklaratave të tij në media“.

Nuk është hera e parë që Tebas bën deklarata skandaloze, ai po ashtu publikisht ka treguar që Real Madridi është skuadra e tij e preferuar.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi shumë polemika në Spanjë./Indeksonline/