12:06 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa bllokon LDK-në për ta votuar demarkacionin

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke marrë instruksionet nga shefi i saj, Isa Mustafa.

Ndonëse ky i fundit ndodhet në një spital në Gjermani duke u kuruar nga një sëmundje, burimet e Indeksonline thonë se ai po u jep urdhër deputetëve të tij që të mos e votojnë demarkacionin, që më pas vendi të shkoi në zgjedhje.

Sipas burimeve, Mustafa është në kontakt të vazhdueshëm me deputetët e tij sa i përket votimit të demarkacionit dhe është duke e ndjekur me vëmendje gjithë situatën./Indeksonline/