18:51 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Ismet Beqiri: Po mbrojmë interesat e qytetarëve, po pengojmë pazare

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se qytetarët e dinë se kush ka qenë pengesa për ratifikimin e demarkacionit, duke iu referuar kryeministrit, Ramush Haradinaj.
“Ne si LDK atëherë, edhe sot po dëshmojmë se mbrojmë vetëm interesat e qytetarëve. LDK me votat e saja ndoshta po pengon edhe që të bëhen pazare me subjektin politik serb – Listën Serbe. Ne duhet të faktorizohemi si shumicë pa i mohuar të drejtat e komunitetit tjetër. Obligimi iu bie partnerëve të koalicionit. Ne si LDK mund t’i thonim koalicionit siç në na thonin, “bëjani qaren vetes” ka thënë Beqiri.

Temat: