11:23 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Ivanoviq e kishte njoftuar BIA-n se nga i vinte rreziku”

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve për Kosovën, Rada Trajkoviq, ka thënë se lideri i Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviq, kishte njoftuar BIA-n (Shërbimi informativ i Serbisë) se nga cilët persona i kërcënohej rreziku.

Ajo ka thënë se për këtë e ka njoftuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Ata që kanë krijuar atmosferën në veri të Kosovës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit tash nuk e thonë se Oliveri dy, tri ditë para se të vritej kishte vizituar të gjithë institucionet në Beograd, ndër të tjera, ishte drejtpërdrejt në BIA të njoftojë njerëzit nga të cilët ishte në rrezik, e njoftoi edhe presidentin si dhe bashkësinë ndërkombëtare”

“Ne sot nuk kemi asnjë deklaratë, për shembull, të presidentit të Serbisë, i cili kishte informacione nga drejtori i BIA-së Gashiqit dhe shërbimit të tij të cilit referohej Oliver. Nga ana tjetër, tregimi për gëzhojat, të cilat janë të rëndësishme për shkak të gjurmëve të gishtave gjatë ekspertizës dhe hetimit, flet për mungesë të seriozitetit të hetimit nga aspekti i vullnetit dhe përkushtimit që me të vërtetë të gjenden ata që janë të përzier në krim”, ka thënë Trajkoviq për “Danas”, transmeton Klan Kosova.