Ja kur do të varroset Ivanoviq
Trupi i Oliver Ivanoviqit do të ekspozohet të mërkurën prej orës 11 në ambientet e Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicë, ku qytetarët do të kenë mundësi t’i japin lamtumirën e fundit, raportojnë imediat serbe, shkruan Indeksonline.
Pas kësaj, trupi i tij do të transportohet në Beograd ku do të varroset në “Varrezat e Reja” të enjten në orën 12.30.
Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” vdiq pasi u qëllua në mëngjesin e sotëm para selisë së partisë së tij./Indeksonline/