14:10 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Poshtë ka rënë Barcelona, shumë afër mbrojtësit plakush serb

Barcelona raportohet të jetë afër transferimit të mbrojtësit serb, Branislav Ivanoviq. Sipas mediave katalonase dhe serbe, ish ylli i Chelseat do të bashkohet me Barcën në janar.

Problemet e vazhdueshme të Barcelonës në mbrojtje me lëndime dhe forma katastrofale e Piques e kanë detyruar gjigantin evropian që të mendojë zgjidhje urgjente në janar.

34 vjeçari serb po luan me Zenitin me Rusi, ndërsa Barca e sheh përvojën e tij si të nevojshme për freski në skuadër.

Umtiti e Vermaelen po kanë probleme me lëndime, ndërsa Ivanovic pritet të jetë alternativë e mungesës së dy mbrojtësve./Indeksonline/