13:28 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Jam dashuruar në një njeri që më ka gënjyer për pasurinë

Jam dashuruar në një njeri që e kam njoftuar në një faqe interneti, por ai më kishte gënjyer për shumë gjëra.

Unë jam një femër 43 vjeçare e divorcuar dhe kam një vajzë dhjetë vjeçare. Ky njeri është 51 vjeçar, po ashtu i divorcuar dhe ka një fëmijë 12 vjeçar.

Ne të dy kemi punuar me fëmijë, kemi interesa të njëjta dhe ndajmë të njëjtin sens të humorit. Jemi dashuruar në njëri tjetrin shumë shpejtë. Vajza ime u lidh shumë mirë me të dhe djali i tij ishte në rregull me mua.

Patëm planifikuar pushime së bashku. Djali i tij gjithmonë ka pasur dëshirë t’i shihte piramidat e Egjiptit, andaj ne vendosëm të shkonim në Cairo. Të gjithë ishim të entuziazmuar.

Por pastaj ai më tha se e kishin plaçkitur hajnat dhe nuk mund të vinte në pushime pasi të gjitha paratë ia kishin vjedhur. Ishte e vështirë për mua ta besoja se më kishte gënjyer për të gjitha dhe se ai asnjëherë nuk kishte qenë i pasur. Ai vetëm ishte shtirur i tillë. Më kishte gënjyer.

I kam thënë se dua pushim nga lidhja me të. Nuk jemi duke u parë që sa por është duke më munguar shumë. Lidhja jonë ishte shumë e mirë por gënjeshtrat e tij e prishën.

Këshilla e psikologes:

Jeta me dikë që gënjen është një ferr i vërtetë. Ai siç duket ka një jetë të tillë. Ndoshta atij i ka munguar dashuria në fëmijëri, prandaj edhe gënjen.

Nëse e takon me ndonjë konsulent me siguri do të çlirohej dhe do ndihej më i lumtur/Indeksonline/