09:24 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mourinho do të shkarkohet nga Man Unitedi nëse vazhdon ta bëjë këtë gjë

Jose Mourinho do ta humbasë punën e tij te Man Unitedi nëse ai vazhdon t’i bëjë të pakënaqur lojtarët e tij.

Kështu të paktën mendon ish-sulmuesi i Premier Leagues dhe analisti i njohur, Alan Shearer, transmeton IndeksOnline.

Mourinho ka marrë kritika të shumta që prej se u bë trajner i Manchester Unitedit në vitin 2016 dhe ai dështoi të fitojë një titull të vetëm sezonin e kaluar.

Shearer beson se trajneri portugez do të shkarkohet nëse ai nuk i ndryshon sjelljet e tij drejt lojtarëve.

”Kur ju shikoni te Mourinho kur ai erdhi për herë të parë në Premier League, ai ishte i lumtur, i qeshur, dhe ai ishte arrogant në mënyrë të mirë”, tha Shearer në Match of the Day.

”Tani, ai duket i frustruar, i hidëruar dhe dëshiron të grindet me të gjithë”.

”Nëse ai vazhdon t’i bëjë të pakënaqur lojtarët për shkak të sjelljeve të tij, atëherë ai do ta humbë punën e tij”./IndeksOnline/