Juventusi konfirmon lëndimin e Khediras, sa do të mungojë mesfushori gjerman?
Juventusi ka konfirmuar se Sami Khedira ka pësuar një lëndim muskulor ndaj Valencias, derisa Douglas Costa do të testohet ensër.
Khedira e pësoi këtë lëndim mbrëmë në pjesën e parë dhe u zëvendësua me Emre Can.
Costa u largua nga loja në pjesën e dytë, pas një ndërhyrje ndaj tij, transmeton IndeksOnline.
”Pasi u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e parë në ndeshjen e djeshme, Khedira i është nënshtruar testeve”.
”Dhe është konfirmuar se ai ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e majtë”, thuhet në njoftim.
”Douglas Costa gjiithashtu është larguar nga loja e djeshme dhe gjendja e tij do të testohet nesër”./IndeksOnline/