12:13 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / k.v

Kërpudha magjike dhe efekti i tyre në trajtimin e depresionit

Dy studime të reja konfirmojnë hipotezën se përbërja psikoaktive e gjetur në “kërpudhat magjike” mund të jetë një trajtim i ri i dobishëm për depresion, duke shmangur disa nga efektet anësore të antidepresantëve konvencionalë.

Kërpudhat mund të mbajnë përfitime të habitshme për shëndetin tonë mendor. Dy studime treguan se përbërja psikoaktive mund të zvogëlojë ndjenjat e ankthit dhe depresionit tek njerëzit me kancer të avancuar, ndërsa një tjetër studim i vogël sugjeroi që kjo përbërje mund të ketë sukses kur trajtimi i mëparshëm i depresionit ka dështuar.

Trajtimi i depresionit mund të jetë sfidues jo vetëm sepse disa lloje depresioni janë rezistente ndaj trajtimit, por edhe sepse terapitë ekzistuese kanë një sërë efektesh anësore të padëshiruara.

Një efekt i tillë i dëmshëm i raportuar shpesh nga njerëzit që jetojnë me depresion është “shpërthimi emocional”, indiferenca, apo apatia që vjen me marrjen e ilaçeve kundër depresionit.

Ndërkaq hulumtimet e reja tregojnë se kërpudhat mund të kenë efekte shumë pozitive ndaj depresionit duke shmangur kështu përdorimin e ilaçeve që në të shumtën e rasteve shkaktojnë efekte anësore./Indeksonline/