21:47 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kështu dukeshin në fëmijëri Xhaka dhe Shaqiri [Foto]

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mbrëmë bënë krenarë gjithë shqiptarët anembanë botës me dy golat e shënuar në triumfin ndaj Serbisë.

Fotot e tyre duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës bënë bujë në shumicën e mediave botërore.

Ndërsa një fotografi e publikuar nga Micky Haxhiislami tregon se si dukeshin Shaqiri dhe Xhaka vite më parë kur ishin pjesë e kadetëve të Baselit. /IndeksOnline/