15:45 / E Shtunë, 13 Janar 2018

Këta deputet të Vetëvendosjes po mungojnë në tubimin dëgjues të Albin Kurtit [Video]

Në tubimin dëgjues të prezantimit të Themeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për platëformën e tij në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie, ka shumë interesim të simpatizantëve të këtij subjekti politik.

Përderisa ‘Salla e Kuqe’ te Pallati i Rinisë  është  mbushur me plotë aktivistë  e figura të ndryshme të Lëvizjes, aty po  mungojnë disa prej deputetëve.

‘Indeksonline’ mëson se në këtë vend nuk është i pranishëm  ish-kryetari , Visar Ymeri, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe deputetët, Rexhep Selimi, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj si dhe Donika Kadaj.

Ndryshe, Kurti po prezanton platformën e tij në Vetëvendosje, ku ka thënë se i vjen keq që nuk ka asnjë kundërkandidat në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen në këtë muaj. Indeksonline/