15:37 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këta janë emrat më të përdorur për të porsalindurit gjermanë

Emma dhe Ben kanë qënë emrat më të përhapur respektivisht për vajzat dhe djemtë e lindur në Gjermani gjatë vitit 2017, sipas një studiuesi.

Knud Bielefeld, i cili jeton në Ahrensburg, në periferi të Hamburgut, i ka bazuar rezultatet e tij  në studimin e të dhënave të 27 për qind të të gjitha lindjeve gjatë vitit 2017.

Emri Ben kryeson në listën e djemve për të shtatin vit radhazi.

Ndërsa,  emri Emma kryeson për herë të dytë si emri më i përhapur për vajzat e lindura në 2014 dhe 2017.

Lista “Dhjetëshja më e mirë” ka mbetur e njëjtë gjatë 2017, megjithëse me renditje të ndryshme.

Pas emrit Ben,  emrat e tjerë më popullor ishin Jonas, Leon, Paul, Fin, Noah, Elias, Luis, Feliks dhe Lukas.

Ndërkohë që, për vajzat, pas emrit Emma, emrat e tjerë më popullorë ishin Hana, Mia, Sofia, Emili’, Lina, Ana, Maria, Mila dhe Lea.

Disa ditë më parë, organizata ”Gjuha gjermane” në Wiesbaden botoi një renditje të emrave më të popullarizuar bazuar në 10 zyra regjistrimi në Gjermani.

Renditjet dolën disi ndryshe nga lista e studiuesit Bielefeld, pasi organizata nuk kishte bërë dallimin midis emrave të parë dhe të dytë të foshnjave të porsalindura.