Dorëzohen mbi 700 emra të dyshuarve serb për krime lufte në Kosovë
Grupi i Shoqërisë Civile ka dorëzuar dëshmi për krime lufte dhe kallëzime penale kundër krimineleve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99 në Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale.
Përfaqësuesja, Shkendije Hoda për Indeksonline ka thënë se kanë dorëzuar mbi 700 emra të identifikuar për vrasje, djegie e përdhunime në Kosovë.
“Sot i dorëzuam kallëzime penale dhe dosjet sekrete serbe, fotografi te dyshuarve serb për krime lufte, foto te masakrave mbi shqiptarët e Komunës se Gjakovës dhe mbi 700 emra te identifikuar te dyshimtë ne vrasje, djegie, përdhunime etj”, ka thënë ajo.
Kjo është hera e tetë që ky grup dorëzon kallëzime panel në Departamentin e krimeve të luftës në kuadër të ProkurorisëSpeciale./Indeksonline/