08:47 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Njerëzit janë më të mirë në mbajtjen mend të emrave se sa fytyrave

Shumica nga ne kemi përjetuar momente sikleti kur kemi takuar ndonjë të afërt dhe nuk ia kemi ditur emrin por e kemi njohur vetëm në bazë të fytyrës. Kjo përvojë na bën të jemi të keq me mbajtjen mend të emrave.

Sipas një studimi të fundit njerëzit janë më të mirë në mbajtjen mend të emrave se sa fytyrave, transmeton Indeksonline.

Universiteti i Yorkut në Britani të Madhe ka bërë një studim të fundit duke dhënë këtë konstatim.

Në studimin e bërë njerëzit i kanë njohur të panjohurit në bazë të emrit dhe jo fytyrës.

Pjesëmarrësit në studim arritën të njohin 73% të fytyrave kur iu shfaqën fotografitë e njëjta të personave por fotografitë ndërroheshin përqindja ra në 64%.

Ndërsa 85% e pjesëmarrësve arritën të mbajnë mend emrat e personave në fotografi./Indeksonline/