21:44 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Khloe Kardashian lë pa fjalë me vithet e mëdha

Khloe Kardashian po kalon pushimet me familjen e saj, prej ku edhe po publikon shumë imazhe.

Në të fundit atë e shohim me bikini ngjyrë rozë, të kombinuara po ashtu me kapelën e po të njëjtës ngjyrë. Por përveç kësaj, në këtë postim ajo ka dhënë edhe një këshillë për fansat, duke treguar se çfarë mund të bësh që të jesh më i mirë.

“Nëse ke kohë dhe energji që të ankohesh, shkruan komente negative dhe gjëra të tilla në ueb. Por ke kohë edhe që të jesh falënderues, të bësh dikë të qesh ose të gjesh mënyra të rritesh. Ne të gjithë kemi numrin e orëve të njëjta brenda një dite por ne duhet që t’i përdorim ato orë me mirësi. Mirësia është magjike.” ka shkruar Khloe.

Ndryshe, Khloe tashmë është stabilizuar me jetën e saj duke i kaluar problemet që kishte me të dashurin, njëherësh edhe babin e fëmijës së saj pasi që ai e kishte tradhtuar në kohën kur ajo ishte shtatzënë./Indeksonline/