13:07 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Kjo është gruaja që inspiron Argjentina Ramosajn (Foto)

Secili prej nesh kemi një person që na inspiron, tek i cili gjejmë përkrahjen më të madhe dhe na lumturon.

Edhe këngëtarja e njohur dhe e talentuar kosovare Argjentina Ramosaj ka treguar përmes një instastory se është pikërisht nëna e saj ajo që e inspiron atë, shkruan Indeksonline.

“Gruaja më e mrekullueshme, inspirimi im i madh i jetës sime”, i ka vënë këngëtarja mbishkrimit të fotografisë.


Ndryshe Argjentina pas një pauze të gjatë është kthyer me një projekt muzikor, e si gjithmonë ajo shquhet për stilin e saj unik./Indeksonline/