Një familje si të Argjentinës, shkëlqejnë në Amsterdam
Një nga këngëtaret e njohura në muzikën shqiptare, për zërin unik dhe hitetet e padiskutueshme është Argjentina Ramosaj.
Ajo këtë verë ishte mjaft aktive, duke sjellë këngë të ëmbla verore dhe bashkëpunime, ndërsa lehtë bie në sy bukuria natyrore e këngëtarës, sharmi dhe stili i veçantë, shkruan Indeksonline.
Ajo është nënë e një djali, por format e saj trupore nuk e thonë të njejtën gjë, pasi duket për mrekulli.
Argjentina nuk e lë anash asnjëherë familjen dhe së fundmi ka publikuar foto nga pushimet në Amsterdam të Holandës.
Djali i saj i bukur po rritet, ndërsa çifti nuk dihet kur do i sjellin atij një motër apo vëlla/Indeksonline/.