11:44 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është lista e tatimpaguesve borxhlinj (Dokument)

Administrata Tatimore e Kosovës ka publikuar listën e tatimpaguesve të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera në ATK.

Qëllimi i publikimit të kësaj liste është inkurajimi i të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimor, përcjell Indeksonline.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shëndetësi me te mire, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

ATK thekson se synimi i saj i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj i inkurajojnë që të përmbushni detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve.

Klikoni linkun e më poshtëm për parë listën: http://www.atk-ks.org/lista-e-borxheve/.

 

 

Temat: