16:27 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Kluivert zbulon bisedën me Mourinhon (Video)

Në muajt e fundit, thashethemet e transferimit kanë nxjerrë në pah lidhjen e Justin Kluivert të Ajax me një lëvizje të mundshme në Man United.

Burimi për thashethemet për një lidhje të mundshme në mes të Justin Kluivert dhe Man United ishte finalja e sezonit të kaluar të Europa League.

Man United mundi Ajax në finale, ndërsa të gjithë e panë atë që ndodhi me Jose Mourinho dhe Kluivert pas lojës, shkruan indeksonline.

Kamerat televizive kapën “special 1” derisa bisedonte me yllin Ajax, dhe me të vërtetë thashethemet në atë kohë pohuan se Mourinho po e kërkonte adoleshentin.

Por, në edicionin e fundit të revistës “FourFourTëo” , Justin Kluivert ka shpjeguar atë që Mourinho i tha atij pas asaj loje:

“Ai më tha se ishte mirë të më shihte përsëri pas një kohe kaq të gjatë, sepse ai më kishte njohur kur isha fëmijë. Dhe ai tha se ishte mirë të shihja se po bëja mirë”, ka thënë Kluivert.

18-vjeçari Kluivert ka shënuar shtatë gola në 21 ndeshje për Ajax këtë sezon në të gjitha garat.

Vlen të përmendet se Mino Raiola është agjenti i talentit holandez. /IndeksOnline/