20:50 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Kolona të gjata dhe pritje më shumë se dy orë në Merdarë (Foto)

Në pikat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, sikur çdo vit edhe tani kanë filluar të krijohen kolonat e gjata.

Në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdarë, qytetarët po presin më shumë se dy orë për të kaluar kufirin, transmeton Indeksonline.

Sipas të dhënave nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar, në ora 20:25 në Merdarë qytetarët kanë pritur deri në 2 orë e gjysmë për të dal nga Kosova.

Nga kjo pritje është krijuar kolona e gjatë prej 1 kilometri.

Në pikakalimet tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata apo kolona. /Indeksonline/

Temat: