75 Mall Live Search
18:22 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident mes tri veturave në rrugën drejt Aeroportit, krijohet kolonë e gjatë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën që dërgon drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Sipas lexuesve të Indeksonline, në aksident janë të përfshira tri mjete të cilat janë ndeshur njëra pas tjetrës. Bëhet fjalë për një veturë  civile, një taksi dhe një kombi.

Nga ky aksident është krijuar kolonë e gjatë veturash tash e një kohë.

Në këtë rrugë raportohet shpesh për aksidente komunikacioni dhe kolona të gjata deri në disa kilometra. /Indeksonline/