17:31 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Si gjithmonë, bllokohet rrethi i Veternikut nga kolona e veturave

Si çdo ditë tjetër,  rrethi i Veternikut është bllokuar nga kolona e veturave.

Një lexues ka dërguar fotografi nga atje, ku shihen kolona të veturave, raporton Indeksonline.

Sipas këtij lexuesi, që një orë gjendja është e tillë, kolonë e gjatë e veturave që presin në hyrje  dhe dalje të saj.

Kjo nuk është hera e parë që një tollovi e tillë ndodh në këtë pjesë.

Edhe të shtunën, ishte krijuar kolonë e gjatë e veturave në hyrje të Prishtinës të cilat ishin të bllokuar./Indeksonline/