23:54 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja e Arabisë ishte me fat, aeroplani i tyre u kaplua nga zjarri (Video)

Aeroplani që mbante skuadrën e Arabisë Saudite u përfshi nga zjarri sa ishte duke udhëtuar për në Rostov.

Një pasagjer i paidentifikuar mori pamjet nga dritarja e avionit “Airbus” të Rusisë ku shihet se kishte marrë flak në krahët, afër motorit, transmeton IndeksOnline.

Federata e Arabisë lëshoi një deklaratë pas incidentit duke thënë se të gjithë janë të sigurt.

“Federata e Futbollit të Saudisë dëshirojmë të ju sigurojmë se të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar janë të sigurt, pas një dështimi teknik në një nga motorët e aeroplanit”, shkruhet në deklaratën e ekipit.

Arabia Saudite ndeshjen e radhës do të zhvilloj të mërkurën ndaj Uruguait./IndeksOnline/